Çfarë ndikon në rritjen e ngadaltë të fetusit

2018-08-07 në ora 10:20

Kur pyesni gratë që janë në pritje të një fëmije se nëse kanë dëshirë të jetë djalë apo vajzë, përgjigjja e tyre më e shpeshtë është: “Me rëndësi të jetë me shëndet“.

Dhe kjo përgjigje, megjithëse mund të duket klishe, është shumë me vend pasi që gjatë zhvillimit të fetusit mund të ndodhin probleme nga më të ndryshmet, përcjell Gazeta Shneta.

E një nga ta është edhe zhvillimi i ngadalshëm i fetusit.

Çfarë është rritja e ngadaltë e fetusit?

Rritja e ngadaltë e fetusit njihet gjithashtu si kufizim i rritjes intrauterine (IUGR), gjë që nënkupton rritjen e ngadaltë të një foshnje gjatë shtatzënisë. Në këtë gjendje, madhësia e foshnjës është më e vogël se madhësia mesatare në atë moshë shtatëzanie.

Cilat janë shkaqet pë rritjen e ngadaltë të fetusit?

Shkaqet e këtij problemi janë të ndara në tri kategori të gjera: nënën, fetusin dhe placentën.

– Shëndeti i nënës është i rëndësishëm për fëmijën që të marrë të gjitha nevojat ushqyese thelbësorë për rritjen e saj.
– Shëndeti i fetusit është i nevojshëm për t’u siguruar që fëmija të marrë ushqime të furnizuar nga nëna.
– Placenta duhet të jetë e shëndetshme e mjaftueshme për të transportuar ushqime nga nëna tek fetusi./GazetaShneta

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.