Nëse ende po mendoni – a duhet të marr një vaksinë gripi këtë vit, merrni parasysh gjetjet e një studimi të ri.
Ekipet e studiuesve,analizuan të dhënat shëndetësore që nga ditët e para të pandemisë për të provuar dhe kuptuar më mirë sesi përhapja e Covid-19 u ndikua nga gripi sezonal.
Në fund të fundit, ata arritën në përfundimin se gripi “shoqërohej me një rritje mesatare të transmetimit të SARS-CoV-2 mesatarisht 2 deri 2.5 herë në nivelin e popullsisë” përcjell Gazeta Shneta.
Me fjalë të tjera: Gripi ishte përgjegjës për dyfishimin e mundshëm të shkallës së transmetimit të Covid-19.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Ndër të tjera, studimi madje argumentoi që niveli i rasteve të Covid-19 në pranverë nuk ishte plotësisht për shkak të distancimit të duhur shoqëror, masave të bllokimit dhe maskave të fytyrës.
Studiuesit argumentojnë se edhe fundi i sezonit të gripit luajti një rol të madh atje.
“Ju mund të merrni gripin dhe Covid-19 në të njëjtën kohë, gjë që mund të jetë rëndë për sistemin tuaj imunitar”, tha Dr. Adrian Burrowes, për CNN.
Të dy sëmundjet mund të jenë sfiduese për mushkëritë dhe organet tuaja sesa thjesht të keni njërën prej tyre, thonë mjekët./Gazeta Shneta/