Të mbajturit në krah të fëmijës i jep atij siguri dhe stabilitet, kjo pasi ai kërkon mbështetje nga prindërit.
Pra marrja në krahë e fëmijës është një nevojë fiziologjike dhe natyrale, shumë e rëndësishme për mirëqënien psikologjike të fëmijës.
Por a e dini se çfarë ndodh ndërsa e mbani atë në krahë?
Fëmija merr siguri dhe qetësohet
Sidomos gjatë 3 viteve të para të jetës fëmija kërkon kontaktin fizik në mënyrë që të ndihet më i qetë dhe më i sigurt. Megithatë sigurisht që nuk duhet të abuzoni duke e mbajtur fëmijën gjithë kohën në krah.
Rritet marrëdhënia fizike midis nënës dhe fëmijës
Kontakti fizik i fëmijës me nënën është jetik pasi ka dalë nga barku i saj, madje gjatë periudhës pas lindjes, kontakti lëkurë me lëkurë me nënën krahasohet për nga rëndësia me ushqyerjen e fëmijës. Fëmija duhet të ndiejë në çdo moment prezencën tuaj.
Përfitime edhe në shendetin dhe inteligjencën e fëmijës
Sipas një studimi kolumbian, kontakti me fëmijën gjatë mbajtjes në krahë përmirëson shëdetin intelektual të tij, e bën atë më pak agresiv si edhe më tepër aktiv. Gjithashtu, përkëdhelja e fëmijës në këtë kohë jep efekte mirëqënie në një periudhë të gjatë kohore.
Mësoni si të interpretoni të qarën e fëmijës
Fëmija komunikon nëpërmjet të qarës dhe duke e marrë në krah do të kuptoni kur bëhet fjalë për një nevojë dhe kur bëhet fjalë për një kapriçio.
Jep përfitime edhe në sistemin e tretjes
Duke e mbajtur fëmijën në krahë në mënyrë të drejtë, të mbështetur mirë pas trupit tuaj, fëmija do ta tresë më me lehtësi ushqimin. Në këtë mënyrë ai do të gromësijë më mirë, duke ulur simptomat e refluksit dhe kolikave.