Çfarë ndodhë kur bebes i deformohet koka gjatë lindjes, shikoni këto foto të mrekullueshme

2017-08-18 në ora 10:40

Lindja është e bukur, është mrekulli, megjithatë edhe konfuze dhe tmerruese sidomos për herën e parë.

Prandaj është e rëndësishme të shpërndani përvojat tuaja me të tjerët, në mënyrë që prindërit e rinj të mos kenë frikë, transmeton Gazeta Shneta.

Fotografi Kayla Reeder ka kapur disa momente të pabesueshme të bebeve të posalindura.

Ato kanë kokën e deformuar, gjë që ndodhë gjatë lëvizjes së bebes në kanalin e lindjes.

Presioni i lartë në kafkën e bebes, mund të shkaktoj lëvizje të kockave në mënyrë që ato të përshtaten dhe foshnja të mos ngec.

Kjo mund të tingëllojë si shqetësuese, por është krejtësisht normale dhe supozohet që koka e bebes është e krijuar për të bërë këtë deformim.

Zakonisht koka e bebes humb formën pas lindjes dhe duhen deri në gjashtë javë për të rikthyer.

Megjithatë ka edhe raste që duhen vetëm disa ditë para se koka të kthehet në vendin e vet. /Gazeta Shneta/