Nëntë në dhjetë gra vuajnë nga ndonjë formë e shqyerjes vaginale gjatë lindjes. Në raste të rënda, këto i përcjellin nënat gjatë gjithë jetës.
Derisa filloj një aksion i madh i perinealeve në Angli, ndërmjet viteve 2013 dhe 2014, Kolegji Mbretëror i Mamive filloi një thirrje për veprim.
Gratë në këtë program u inkurajuan të lindnin në këmbë, duke qenë ulur ose në gjunjë, e që kjo ishte një normë që nga viti 1950.
Mamitë gjithashtu inkurajuan gratë që vetëm të merrnin frymë më thellë dhe jo t’i thonë ‘shtyni’.
Mamitë i lejonin kokat e foshnjave të dilnin në mënyrën e vet natyrale, dhe jo duke provuar t’i kapin.
Programi ishte aq i suksesshëm se rezultatet u publikuan në Gazetën Europiane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, dhe ka plane për ta zbatuar këtë edhe në nivel kombëtar.
Në një artikull të quajtur ‘Shtyj dhe mos shtyj’, themeluesi lindjes në mënyrë të hipnozës, Mickey Mongan thotë se përpjekja për të “shtyrë” një fëmijë është kundërproduktive: “Shtyrja me forcë krijon stres për nënën gjatë lindjes’’, shpjegon Mongan, transmeton Gazeta Shneta.
Më tutje tregon se në fakt shtyrja ka pasoja edhe në:
-Lodhjen e nënës
-Rritjen e morbiditetit për nënën dhe foshnjën
-Sforcimet ose kontraktimet e mitrës bëhen joefikase
-Anomalitë e fetusit në zemër
-Dëmtime në muskujt e legenit
Si dhe ka rrezik të shpërthimit të pereniumit, duke përfshirë edhe nevojën për episiotomi./Gazeta Shneta/