Çfarë nënkuptojnë këto pika të kuqe në lëkurën tuaj?

2017-02-24 në ora 15:42

Nëse papritur gjeni ndonjë pikë apo shenjë me ngjyrë të kuqe në lëkurën tuaj, mos u shqetësoni. Ekipi i Bright Side ka gjetur se pse këto paraqiten dhe si të parandaloni përhapjen e tyre.

Një angiomë është një tumor i vogël beninj që përbëhet nga enët e gjakut. Ka dy arsye kryesore për zhvillimin e saj:

  1. Shumica e njerëzve kanë angiomë në moshën 30 vjeçare e më shumë. Kjo duket si një shenjë e vogël konvekse e cila vendoset kryesisht në trup, krahë dhe supe. Këto angioma shkaktohen si rezultat i ndryshimeve të thjeshta të moshës dhe enëve të gjakut.
  2. Probleme shëndetësore apo mënyrë e gabuar e jetesës. Nëse angioma duket si një njollë dhe fillon të përhapet në enët e gjakut, ajo mund të tregojë probleme në mëlçi, sëmundje të enëve të gjakut ose ndonjë dështim hormonal.
  3. Çfarë duhet të bëni në lidhje me këtë?

    Nëse papritur vëreni se kjo njollë ndryshon madhësinë, formën apo fillon gjakderdhjen, atëherë do të ishte më mirë të konsultoheni me një mjek sa më shpejtë të jetë e mundur. Zakonisht, angiomat nuk janë arsye e madhe për të nxituar në spital, megjithatë, për të qenë të sigurtë është mirë të konsultoheni me mjekun.

Gjithashtu duhet të kujdeseni që këto angioma mos të paraqiten në të ardhmen. Parandalimi më i mirë është mënyra e shëndetshme e jetesës si dhe një dietë e ekuilibruar. Pini lëngje dhe shumë ujë, hani perime të freskëta dhe përgatitni me vaj ulliri. Këto rregulla të thjeshta do të ju ndihmojnë të mbani lëkurën të pastër dhe të re si dhe trupin e shëndetshëm./femra.net/