E gjitha ka të bëjë se çfarë duhet dhe çfarë jo të bleni gjatë shtatzënisë, apo se çfarë ju nevojitet dhe çfarë jo.
Edhe pse dyqanet janë të mbushura me artikuj të ndryshëm për shtatzëni, por mos u bëni konsumeriste.
Ndërsa sipas AbabyOnBoard, këto janë lista e gjërave që ju nuk duhet të bleni gjatë shtatzënisë:
Gjëja e parë shihet të jenë xhaketat për shtatzëni, shumica e nënave thonë se janë të nevojshme, sidomos për të mbajtur trupin më ngrohtë dhe si rrjedhojë keni edhe qumësht të gjirit më shumë, por një gjë e tillë nuk është e provuar.
Jastëk që ju ndihmon që të uleni gjatë shtatzënisë, këto ndihmojnë shumë njerëz, por nuk është se keni nevojë cdo herë për to, pasi që mund të keni një shtatzëni të shëndetshme edhe nëse nuk e bleni një të tillë.
Librat për shtatzëni të shkruara nga personat e famshëm, dhe ato për shtatzëni në përgjithësi. Për shkak të vështirësisë që mund të hasni gjatë leximit të tyre sidomos në shtrat.
Ushqimet që janë vetëm për shtatzëna, sidomos biskota të cilat nuk kanë ndonjë ndihmesë në këtë aspekt./Gazeta Shneta/