Çfarë pire duhet t’i jepni bebes!
Piret janë një ushqim shumë i shëndetshëm për bebet tuaja, përcjell Gazeta Shneta.
Më poshtë, do gjeni piret me të cilat preferohet t’i ushqeni bebet, që gjithashtu u japin vitamina të shumtë.
-Pire apo lëngun e pemëve si molla,pjeshka apo dardha.
-Pire të perimeve si patate,karotë,kungull dhe selino.
-Kos i përgatitur në shtëpi.
-Buding të përgatitur me miell të orizit dhe qumësht të thjeshtë apo qumësht formulë.
-Piresë me perime,mund të ja shtoni pak oriz dhe një sasi të vajit.
-Të kuqen e vezës ( fillimisht ¼ e më pas të shtohet sasia).
-Prej muajit të 7të mund të konsumohet spec i mbushur(dollma) me mish, ushqim me perime dhe mish si dhe qofte të skarës pa erëza(me mishin e tërhequr dy herë).
-Nga muaji i 7të-8të,mund të fillohet me ushqim nisheste ( pilaf,makarona apo bukë).
*Pasi që qumështi i lopës, mund të shkaktojë gjakderdhje të fshehur në zorrë,nuk ka përmbajtje të mjaftueshme të hekurit,dhe pasi që mungesa e proteinave të huaja mund të shkaktojë alergji, atëherë mire të mos konsumohet fare vitin e parë.
Mund t’i jepet buding me kos.