Gazetarja e RTK-së Jehona Zhitia ka realizuar një dokumentar brenda Klinikës Infektive për pandeminë Covid-19.
Ky dokumentar brenda klinikës vjen për herë të parë në një televizion në Kosovë me pamje dhe rrëfim të pacientëve dhe mjekëve të cilët janë kujdesur tash e tre muaj.
Para se të hyjnë në reparte Dr. Valbon Krasniqi kujdeset që gazetarët të vishen me veshje mbrojtëse, maska dhe mburojë të fytyrës.
Mjekët flasin për kushtet me të cilat punojnë, tregojnë për përvojat dhe emocionet me pacientët gjatë pandemisë, ndërsa vet pacientët janë shprehur shumë të kënaqur me kujdesin e stafit mjekësor.
Ndiqeni reportazhin e plotë të RTK-së.