Periodat fshehin informacione shumë të rëndësishme për shëndetin e një femre. Nëse mendoni se prej tyre mund të kuptoni vetëm nëse jeni shtatzënë apo jo, gaboni ! Edhe më herët në Living janë postuar artikuj të ngjashëm ku flitej për sëmundjet që lidhen me periodat,por sot do të mësoni më shumë rreth ngjyrës së periodave dhe lidhjet e kësaj të fundit me shëndetin
Nëse është e kuqe e lehtë si në rozë mund të vuani nga nivelet e ulëta të estrogjenit. Teprimi me ushtrimet (palestrën) mund të ndikojë në ciklin menstrual. Nivelet e ulëta të estrogjenit mund të çojnë në osteoperozë.
Nëse është shumë e hollë si ujë
Keni mangësi mineralesh e vitaminash. Mund të jetë shenjë e anemisë.
Nëse është kafe e errët
Në muret e uretrës mund të kenë ngecuar koagula gjaku nga ciklet e mëparshme që tani po shkrihen. Nuk është asgjë për t’u shqetësuar.
Nëse është e kuqe dhe me koagola gjaku të mpiksura
Keni nivelin e progesteronit shumë të ulët dhe atë të estrogjenit shumë të lartë.
Nëse është miksim i grisë me të kuqen
Mund të vuani nga një infeksion apo sëmundje seksualisht e transmetueshme.