Marrëdhëniet në çift ndryshojnë shumë nga njëra tjetra. Ndonjëherë çiftet ndikohen edhe nga pozicioni në të cilin ata flenë. Çdo kush ka pozicionine tij të preferuar, por shihni se çfarë tregon kjo gjë për lidhjen e tyre:
Ky pozicion ju përshtatet çifteve që sapo janë lidhur ose atyre që kanë qëndruar disa kohë larg njëri tjetrit. Gjithashtu është një pozicion popullor edhe për çiftet e martuar nëse jeta e tyre familjare është ende pasiononte dhe plot dashuri, shkruan Gazeta Blitz.
Ky pozicion është i zakonshëm në mesin e çifteve që kanë një lidhje të fortme me njëri tjetrin dhe duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.
Të dy partnerët flenë në shpinë. Ky çift ka kimi të madhe por ndonjëherë njëri prej tyre e sheh të pakëndëshëm faktin që duhet të ndërroj pozicion.
Këto çifte kanë një marrëdhënie të lumtur vetëm se kërkojnë të respektojnë hapësirat personale.
Ky pozicion tregon se çifti ka shkuar në shtart menjëherë pas një zënke të madhe ose të dy partnerët ndoshta janë të pavarur, individë të përqëndruar në vetvete dhe kërkojnë hapësirën personale.
Partnerët që tentojnë të hapen në të gjithë shtratin janë ata që ndjejnë nevojnë për të mbështetur veten e tyre dhe jo të tregojnë ndjenjat. Kjo është një sjellje egoiste.
Ky pozicion tregon harmoni dhe pasion. Është një pozicion popullor gjatë viteve të para të martesës, ku njëri partner është dominues dhe tjetri gëzon ndjenjën e mbrojtjes.
Çiftet që zgjedhin këtë pozicion sigurojnë më shumë liri për njëri tjetrin. Partneri që kthen shpinën provokon tjetrin në shprehjen e ndjenjave dhe është i gatshëm të marrë më shumë vëmendje.
Partnerët preferojnë të mos flenë shumë afër njëri tjetrit por thjesht preken me këmbë. Këta çifte kanë harmoni familjare dhe besim tek njëri tjetri.