Çfarë ushqime duhet të konsumojë një nënë menjëherë pas lindjes

2017-10-13 në ora 13:05

Është e rëndësishme që gruaja në shtatzani por edhe gjatë gjidhënies të marrë një sasi brenda normave të omega-3 DHA e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe shikimit të fëmijës. Ky element mund të merret nëpërmjet ushqimit si edhe nëpërmjet medikamenteve (vitaminave).

Të paktën dy herë në javë

Të paktën dy herë në javë në pjatën tuaj duhet të keni peshk të tillë si salmon, trofta, sardelet etj. Gjithashtu omega-3 mund të merret edhe nëpërmje vajit të arrës, linit, sojës etj të cilët mund të përdoren pa problem në gatim por edhe në sallatë.

Frutat me guackë dhe farat

Arrat janë shumë të pasura me omega-3, vitamina dhe minerale. Do të mjaftonin 3 arra në ditë për të marrë sasinë e nevojshme të acidit yndyror. Mund t’i konsumoni me kos në mëngjes, në sallatë, salca të ndryshme etj. Një alternativë ideale edhe për pasditen. Ndër frutat me guackë duhet të përmendim edhe bajamet dhe lajthitë.

Farat e linit janë gjithashtu të pasura me omega-3 dhe mund të shtohen gjithashtu në sallatë, bukë, biskota, drithëra etj. Gjithashtu vlera kanë edhe farat chia të cilat kohët e fundit duket se po përdoren gjërësisht edhe në vendin tonë. Gjithashtu omega-3 mund ta merrni edhe nëpërmjet qumështit dhe kosit të sojës.

Një kapsulë në ditë

Është e rëndësishme që bashkë me gjinekologun të diskutoni në lidhje me marrjen e një vitamine që përmban DHA, por edhe vitamina dhe minerale të tjera. Ato janë specifike për shtatzaninë dhe gjidhënien. Zona më e mirë e DHA që duhet të merret në shtatzani është 200 mg në ditë, por multivitaminat nuk duhet të zëvendësojnë dietën e pasur dhe të shumëllojshme në shtatzani./pernenat/