Çiftet në të cilat të dy partnerët janë obezë mund të marrin më shumë se 50 përqind më shumë për të arritur shtatzaninë, në krahasim me personat e tjerë me peshë normale, thonë studiuesit.
“Shumë studime mbi pjellorinë dhe përbërjen e trupit janë përqendruar tek partnerja femër por gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e përfshirjes së të dy partnerëve”, tha Rajeshwari Sundaram nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, transmeton Gazeta Shneta.
“Rezultatet tona tregojnë gjithashtu se specialistët e pjellorisë mund të dëshirojnë të marrin në konsideratë përbërjet e trupit të çifteve kur këshillojnë pacientët”, tha Sundaram për studimin.
Çiftet në studim ishin pjesë e Studimit të Fertilitetit dhe Mjedisit, studim i cili shqyrtoi lidhjen midis pjellorisë dhe ekspozimit ndaj kimikateve mjedisore.
Gjatë këtij studimi, studiuesit zbuluan se çiftet obez u deshën 55 përqind më shumë për të arritur shtatzaninë sesa homologët e tyre me peshë normale.
Gjetjet sugjerojnë që ndërmarrja e hapave për të humbur peshë mund të ndihmojë në uljen e kohës së nevojshme për të ngjizur. /GazetaShneta/