Ndërsa bota në dukje është në arrest për shkak të domosdoshmërisë së ndalimit të përhapjes së koronavirusit, punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë qenë më aktivë se kurrë.
Në fakt, ata janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë koronavirus, duke rrezikuar vazhdimisht shëndetin e tyre për të shpëtuar të tjerët shkruan Goalcast përcjell Gazeta Shneta.
Një çift i tillë, si Roberto Tonelli dhe e fejuara e tij, Ivana Castaniere, po planifikonin një martesë në vendlindjen e tyre në Moderna, Itali.
Por, në zonën e pandemisë, ata iu shmangën planit të martesës për ti shpallur luftë koronavirusit.
Roberto dhe Ivana janë të dy pulmonologë specialistë të mushkërive që punojnë në të njëjtin spital.
E tani më shumë se kurrë, çifti punon “pa mëshirë” gjashtë ditë në javë, për aq sa 14 orë në ditë.
Nga frika e infeksionit, Ivana pranon se merr ‘frymë të cekët’, nga frika se frymëmarrja e thellë mund të rrisë rreziqet e saj ndaj prekjes me Covid-19.
Deri më tani, 37 mjekë italianë kanë vdekur për shkak të virusit korona.
Për fund ata porositën tek popullata:
“Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar kujdestarët shëndetësor është duke zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes, pra duke respektuar rregullat e izolimit dhe distancimit shoqëror – Andaj na ndihmoni” përfunduan ata. /Gazeta Shneta/