Jared Leggett dhe Amy Kitchen nga Britania e Madhe po jetojnë në një furgon kampingu në parkingun e makinave të spitalit ku punojnë.
Dy mjekë të rinj që ishin duke u përgatitur të blinin shtëpinë e tyre të parë para fillimit të krizës së koronavirusit, janë zhvendosur në një furgon kampingu për të mbrojtur familjet e tyre nga infektimi shkruan SkyNews, transmeton GazetaShneta.
Ata punojnë në spitalin Royal Blackburn dhe janë dërguar në reparte ku po trajtohen pacientët me koronavirus.
Tani, Jared dhe Amy janë më afër pacientëve me COVID-19 dhe për të qenë të sigurt, ata vendosen të jetojnë bashkë./GazetaShneta/