Derisa ju mendoni se është brenda të drejtave të prindit për të zgjedhur emrin e një foshnjës, një çift francez është dërguar në gjykatë për shkak të emërtimit të vajzës së tyre.
Çifti, u raportua në polici pas paraqitjes së emrit të vajzës së tyre pas lindjes së saj në nëntor të vitit të kaluar.
Franca është e njohur për të qenë e rreptë me emrat e foshnjave, duke sfiduar emrat si Manhattan, Joyeux, Nutella, Straëberry dhe Megane Renault, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Derisa, emri i vajzës së këtij çifti ishte ‘Liam’ që konsiderohet nga shteti shumë mashkullor, dhe sipas tyre ‘do të kishte gjasa të krijonte një konfuzion gjinor’, dhe për këtë arsye ky emër u ndalua për një vajzë, dhe kështu prindërit sot përballen me gjykatën Franceze.
Gjyqtari tha se nëse çifti nuk mund ta zgjedhtë një emër tjetër për foshnjën e tyre, atëherë ai personalisht do të angazhohej në këtë çështje.
Edhe pse, shumë emra, tingëllojnë sa femëror dhe aq mashkullorë si Adrian ose Lucian e të ngjashme./Gazeta Shneta/