Një shkencëtar 98-vjeçar dhe gruaja e tij 85-vjeçare janë rikuperuar nga koronavirusi i ri në të njëjtën ditë pasi u mjekuan për 18 ditë.
Ata do të largohen këtë të shtunë nga spitali në qytetin lindor kinez Hangzhou, sipas mediave shtetërore shkruan This-is-Italy.
Shkencëtari, Han Tianqi, ka qenë një astronom i mirënjohur për 63 vite përcjell Gazeta Shneta.
Han dhe gruaja e tij u diagnostikuan me sëmundjen në shkurt dhe u transferuan në spitalin krahinor në 24 shkurt pasi u përkeqësuan kushtet e tyre.
Ata u dërguan direkt në Njësitë e Kujdesit Intensiv pasi çifti ishte në gjendje kritike.
Poashtu, shkencëtari, beson se trajtimi i bërë ka funksionuar, duke marr proteinat e pacientëve që janë rikuperuar për ti dërguar tek ata që ende e luftojnë virusin. /Gazeta Shneta/