Çifti i njohur shqiptar në Zvicër, pret vajzë
Çifti shqiptar Aliu ka njoftuar se po presin një vajzë, derisa Mërgimja është në muajin e pestë të shtatzënisë. Ata u bënë të njohur në rrjetet sociale dhe kanë më shumë se 100 mijë ndjekës në ‘Instagram’
Çifti shqiptar i cili ka pushtuar rrjetet sociale ka njoftuar se në jetën e tyre do të vjen një vajzë, raporton albinfo.ch.
Të njohur si mr.mrs.aliu, ata janë të bërë shumë të njohur në rrjetet sociale duke u konsideruar si çift perfekt dhe ka pushtuar edhe mediat zvicerane.
Postimet e tyre marrin shumë pëlqime dhe shumë shpërndarje. Xhemi dhe Mërgime Aliu përkujdesen shumë për njëri-tjetri derisa janë shumë aktiv në rrjetet sociale.
Dashuria në mes çiftit u vulos më 6 gusht 2014 me një martesë tradicionale në vendlindjen e Xhemit në Shkup. Më 21 dhjetor të vitit 2015 vejnë kurorë në Zvicër.