Çdo grua e di ndjenjën kur ka ciklin menstrual, çdo muaj. Periodat janë një proces normal që duhet të kalohet nëpër të, dhe është e shëndetshme për ne që të mësojmë më shumë rreth tyre.
Sepse këto cikle janë përveç se të bezdisshme herë pas here ato në fakt na lejojnë të kemi fëmijë dhe të bëjmë jetën tonë një eksperiencë madhështore.
Trupat tanë sidoqoftë na tregojnë në një apo tjetrën mënyrë kur diçka nuk shkon, po ashtu edhe cikli menstrual mund të na tregojë shumë gjëra për trupin tonë.
Më poshtë keni 3 gjëra që nëse ju ndodhin atëherë ka diçka që nuk shkon dhe ju duhet vizituar mjekun.
Gjëja e parë shqetësuese është se ju nuk keni perioda fare, ju mund të keni vetëm amenorrhea që tregojnë një mungesë të periodave. Dhe kjo shpesh herë ndodh për shkak të shtatëzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse një vajzë pas moshës 15 vjecare ka mungesë të ciklit menstrual më shumë se tre herë atëherë ajo është diagnostifikua me amenorrhea, që mund të jetë për shkak të shtatëzanisë, gji dhënies apo menopauzës, gjithashtu edhe për shkak të peshës së ulët, apo bënë ushtrime të vështira dhe ka shumë stres.
Një cikël menstrual zakonisht zgjatë në mes 2 dhe 7 ditë. Dhe nëse kalohet 7 ditësh atëherë mund të filloj ndonjë çrregullim dhe këto mund të sinjalizojnë tumore, kancer të mitrës dhe të tjera gjëra që kanë të bëjnë me lindjen.
Një shenjë tjetër paralajmëruese për të parë është zbulimi midis periudhave, të cilat mund të ndodhin për disa arsye, duke përfshirë ovulimin, pilulat e kontrollit të lindjes dhe IUD-të. Megjithatë, shkaqet më serioze të gjakderdhjes jonormale vagjinalë përfshijnë infeksionin e vaginës, qafës së mitrës, tubave fallopiane dhe ovaries, ose sëmundjes inflamatore (PID). /Gazeta Shneta/