Sipas studimeve të ushqimit në mbarë botën, më shumë se 160 ushqime kanë rezultuar se janë shkaktar të alergjive. Thuajse 5% e fëmijëve dhe 4% e të rriturve vetëm në SHBA kanë alergji në të paktën një apo dy lloje të ushqimeve.
Në raste të tilla është tejet e rëndësishme t’i kushton kujdes ushqimeve që i ofroni fëmijëve tuaj, për arsyen se shumica e prindërve nuk janë të vetdijshëm cili prej tyre i shkakton alergji fëmijës. Më poshtë mund të gjeni listën e ushqimeve kryesore shkaktar të alergjive, që të keni kujdes tani e tutje.
Qumështi
Vezët
Kikirikët
Bademi
Arrat
Farat e sojës
Drithërat
Peshku
Karkaleci i detit.
Dr.Stefano Luccioli, tregon se alergjitë dallojnë në vendet ku jetojnë njerëzit, për arsye se për shkak të ushqimeve që hanë brez pas brez krijohet një lloj imuniteti ndaj tyre, dhe reaksionet nuk shfaqen më. Për shembull, sipas dr.Luccioli, personat që jetojnë në Europë, më së shumti kanë predispozita të preken nga alergjitë e mustardës dhe selinos, shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
Në rast se dyshoni për ndonjë alergji tek fëmiju juaj, bëni një vizitë doktorit pediatrist, i cili do të iu udhëzoj për çdo gjë lidhur me këtë dukuri. /Gazeta Shneta/