Disa foshnje nuk kanë aspak telashe me daljen e dhëmbëve. Foshnjat tjera mund të ndjejnë dhimbje për një kohë të shkurtër.
Dhe të tjerët mund të jenë të bezdisur për javë të tëra për shkak të dhimbjeve nga ky proces.
Shenjat dhe simptomat e daljes së dhëmbëve përfshijnë:
Foshnja është nevrike.
Përtyp fort.
Qan.
Nxjerr jargë.
Ethe me temperaturë më të ulët se 38.5ᵒC.
Dhimbje të stomakut.
Mishi i ënjtur i dhëmbëve apo që dhemb kur preket.
Kontaktoni mjekun e foshnjës nëse ajo duket e sëmurë, ka dhimbje të vazhdueshme, apo ka temperaturë më të lartë se 38.5ᵒC. Këto shenja mund të ju tregojnë se diçka tjetër po e shqetëson foshnjën.
Si mund ta ndihmoni foshnjën që të ndihet më mirë gjatë daljes së dhëmbëve?
Që të ndihmoni foshnjën të ndihet më mirë:
Jepini diçka që të përtypë, si një lodër gome, një lugë të ftohtë apo një leckë të ftohtë. Përtypja e gjërave të tilla mund të ndihmojë që të largojë dhimbjen.
Pastroni mirë ato që të evitoni infektimin. Disa prindër thonë se unaza e ftohur e gomës për përtypje zvogëlon dhimbjen e foshnjës.
Nëse e ftohni unazën e gomës për përtypje në friz, nxirreni atë kur të ftohet por mos e lini të ngrihet. Kjo unazë e gomës nëse është e ngrirë mund të dëmtojë mishin e dhëmbëve të foshnjës.
Fërkoni mishin e saj të dhëmbëveme gisht të pastër që të zvogëloni dhimbjen. Por mos i jepni foshnjës medikamente për dhimbje dhe mos përdorni gjëra si alkooli apo të ngjashme që të fërkoni mishin e dhëmbëve për të larguar dhimbjen.
Disa medikamente mund të dëmtojnë foshnjën nëse i jepni shumë. Medikamente tjera treten ne gojë para se të mund të ndihmojnë me dhimbjen.
Pastroni jargët nga fytyra e foshnjës për të shmangur zhvillimin e njollave/puçrrave. /beba-ks.com