Ekografia është një metodë që na mundëson të mësojmë ecurinë e shtatzënisë si edhe zhvillimin e fetusit brenda barkut. Por sigurisht ekzistojnë disa lloje të ndryshme ekografish.
Cilat janë 7 llojet e ekografive që përdoren në shtatzëni?
Ekografia vaginale. Zakonisht përdoret për të ekzaminuar fetusin gjatë javëve të para të shtatzanisë, si edhe vezoret. Ekografia e parë që mund të bëni me siguri do të jetë pikërisht kjo.
Ekografia Doppler. Përdoret për të vlerësuar fluksin e gjakut dhe është me rëndësi për të studiuar kordonin ombelikal, qarkullimin e gjakut të fetusit, në mitër si edhe funksionin kardiak.
Ekografia standarte. Kjo është një ekografi që mund të bëhet më shpesh, ndoshta në secilin muaj të shtatzanisë.
Me anën e saj matet fëmija dhe sigurohet që të gjitha gjërat shkojnë mirë. Gjatë kësaj ekografie matet edhe sasia e lëngut amniotik dhe vihen re anomalitë që mund të ketë fetusi.
Ekografia fetale. Kjo është një ekografi që studion anatominë e zemrës së fëmijës, trurit dhe kolonës vertebrale. Zakonisht kryehet kur mjeku dyshon për problem në zemër gjatë ekografisë standarte.
Ekografia 3D, 4D, 5D. Përdoret një aparat specifik i cili nxjerr një pamje më të qartë të fëmijës, e madje dhe me ngjyra. Mund ta shikojmë duke qeshur, thithur gishtin, etj. /pernenat