Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Përcjellët direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyrë indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.
Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?
Personi i infektuar me virusin e gripit mund të infekton të tjerët, deri në 5 ditë pas lajmërimit të shenjave të gripit. Sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë.
Kush rrezikohet nga gripi sezonal?
Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët.
Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
– Fëmijët e vegjël deri në 5 vjeç,
– Të moshuarit 65 vjeç e sipër,
– Gratë shtatzëna,
– Të sëmurët me sëmundje kronike.
Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:
– Temperaturë e lartë
– Lodhje
– Rrjedhje të hundëv
– Dhimbje fyti
– Kollë
– Barkqitje dhe vjellje
– Dhimbje koke, barku e muskujsh
Shenjat e rrezikut. Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: Tek fëmijët vëreni:
– Temperatura mbi 39 C
– Frymëmarrje të shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen
– Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
– Konsum të pa mjaftueshëm të lëngjeve
– Ethe me skuqje të lëkurës
– Shtrëngim te qafës
Tek të rriturit vëreni:
– Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim
– Dhimbje apo presion në gjoks apo bark
– Marramendje të papritur
– Konfuzion mendor
– Të vjella të vazhdueshme
Këshilla- Nëse jeni të sëmurë me grip :
– Qëndroni në shtëpi.
– Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
– Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini
– Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime
– Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj, që të pengoni vizitat e panevojshme
– Evitoni kontaktet me njerëzit si dhe hapësirat publike të mbyllura
Poliklinika Endomedica, me shërbime kualitative për ju!
Tel: +38345 960666
Email: [email protected]
Artikull i sponsorizuar