FDA vazhdon të japë autorizimin e përdorimit urgjent për dy trajtime terapeutike të antitrupave monoklonale për të rriturit (jo të shtruar në spital) dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç me simptoma të buta deri të moderuar të cilët janë në rrezik për të zhvilluar formën e rëndë COVID-19.
Trajtimet sipas faqes zyrtare të FDA-së janë: kombinim i antitrupave monoklonal casirivimab dhe imdevimab, i zhvilluar nga kompania Regeneron dhe një kombinim i bamlanivimab dhe etesevimab i zhvilluar nga kompania Eli Lilly, shkruan Health.Harvard.eu përcjell Gazeta Shneta.
Në këta pacientë, trajtimi i aprovuar mund të zvogëlojë rrezikun e shtrimit në spital dhe vizitat e dhomave të urgjencës.
Këto terapi duhet të jepen në mënyrë intravenoze që do të thotë një planifikim i një vizite në një klinikë ose spital – menjëherë pas shfaqjes së simptomave.
Nëse jeni duke u rikuperuar në shtëpi, këto masa mund të ndihmojnë në uljen e simptomave:
– Ndërsa nuk keni nevojë të qëndroni në shtrat, duhet të pushoni shumë.
– Qëndroni të hidratuar mirë.
– Për të ulur ethet dhe për të lehtësuar dhimbjet, merrni paracetamolin. Sigurohuni që të ndiqni udhëzimet. Nëse jeni duke marrë ndonjë bari të kombinuar për shërimin e ftohjes ose gripit, mbani të gjithë përbërësit dhe dozat. Për paracetamol, doza totale ditore nga të gjitha produktet nuk duhet të kalojë 3.000 miligramë. /Gazeta Shneta/