Definitivisht fëmijët më të rritur janë të prirë për të xhelozuar sidomos kur nëna mbanë një fëmijë më të vogël, kështu të paktën thotë Tanya Remer Altmann, e cila është pediatre e fëmijëve.
“Zakonisht ndodh në moshën ndërmjet 9 dhe 15 muajsh”.
“Fëmija juaj ka nevojë për të gjithë vëmendjen, dhe nëse është dikush tjetër që ka vëmendjen e nënës atëherë sikur thotë ‘Hej, ajo është nëna ime’.
E mira e xhelozisë është se ai ju njeh ju dhe ka nevojë për ju, dhe prandaj ai do të reagojë ndaj kësaj.
Në këtë moshë ai nuk mund të kuptojë që nëna nuk është vetëm për të, por edhe për dikënd tjetër.
Ndërsa, pediatrja Altmann thotë se për këtë nuk duhet të shqetësoheni.
Por sidoqoftë keni kujdes që t’i tregoni fëmijës suaj, të pranojë këtë realitet që ka edhe vëllezër apo motra të tjerë që nëna do të përkujdeset për ta. /Gazeta Shneta/