Studimi i udhëhequr nga psikologia Emma Kenny vuri në pah prova të rëndësishme të cilat mbështetnin teorinë se rendi i lindjes ka një efekt të prekshëm dhe të fortë mbi shtigjet e karrierës.
Hulumtuesit sugjeruan se fëmijët e mesëm si shkak i luftimit të vazhdueshëm për marrjen e vëmendjes dhe ai në mënyrë të pavetëdijshme ka arritur të zhvilloj tiparet e një menaxheri të nivelit të lartë shkruan The Independent, transmeton gazetashneta.
Personalitetet e shquara si Mark Zuckerberg, Lord Alan Sugar dhe Bill Gates janë fëmijë të mesëm.
Fëmijët më të mëdhenj kanë gjithashtu më shumë gjasa të bëhen shkencëtarë apo inxhinierë si Stephen Hawking dhe Tim Berners Lee.
Ndërsa për ata më të vegjlit, studimet tregojnë se 50% e tyre kanë gjasa të bëhen artist./Gazeta Shneta/