Një spital thuhet se po mban peng një foshnje të porsalindur derisa prindërit e tij të paguajnë një faturë mjekësore prej 75,000 eurosh.
Prindërit e tij u goditën me një akuzë të madhe pasi ai lindi para kohe, ndërsa ata ishin në pushime.
I vogli, Kiama Mwangi Kamau lindi në 25 javë më 11 shkurt.
Mamaja e tij Ruth Wambui Mwaura nga Kenia kishte qenë në pushime në qytetin e Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur ajo hyri në lindje shkruan Australia News, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo tha: “Më duhet të nxitohesha në urgjencën e spitalit dhe Kiama lindi ditën tjetër”.
Por në vend që t’i gëzoheshin lindjes, prindërit e foshnjës janë tani në panik për të paguar një faturë të spitalit prej 75,000 euro, shumë kjo e cila ishte e përballueshme për prindërit.
Ruthi, e cila kishte planifikuar ardhjen në vendin e saj të lindjes, vazhdoi: “Unë aktualisht nuk jam duke punuar dhe burri im është një mbushës i pompës së benzinës.”
“Paga mujore e tij është 500 euro dhe nuk ka asnjë mënyrë që ne të mund të përballojmë shumën e madhe.”
“Sigurisht që nuk ishim të përgatitur për diçka të tillë. Ne nuk mund ta kishim imagjinuar as ëndrrat tona më të kqëija se do të ishim në këtë situatë “.
Spitali nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë dhe fëmija mbetet në kujdesin e tyre. Rasti është në vazhdim./Gazeta Shneta/