Çka duhet të dini për çantën e maternitetit

2017-03-30 në ora 12:49

Dita e madhe po afron dhe ti duhet të bësh të gjitha përgatitjet e nevojshme për të minimizuar stresin e momentit kur të vijë bebi. Të qenurit gati për maternitet, me të gjitha gjërat që të duhen për vete dhe për bebin, do të të ndihmojë të qëndrosh e qetë.

Siç tashmë e dini, mrekullia jote mund të të surprizojë me mbërrittjen më herët nga sa e ka parashikuar doktori. Është mirë të kesh gati çantën që në javën e 36-të, afër derës… dhe gati për të ikur!

Më poshtë do të gjesh një listë me gjërat e rëndësishme që të duhen me vete.

Për lindjen:

Dokumentacioni për pranim në maternitet ( kartë identiteti, librin shëndetësor apo dokumente të siguracionit privat).

Këmishë nate, rrobdishan, çorape të rehatshme dhe pantofla.

Lentet dhe zyzet ( nëse përdor)

Një kapse/ fjongo për flokët (nëse i ke të gjata)

Nje çantë tualeti me gjëra si pasta e furça e dhëmbëve, sapun, shampo trupi e koke.

Një aparat fotografik apo videokamera (mëso më pare nëse lejohesh të filmosh ne vendin e lindjes)

Një peshqir dhe dy peceta për kompresa (disa maternitete i ofrojnë ato)

 Pas lindjes së bebit:

Recipeta për gjidhënien dhe tamponë për gjirin

Peceta të veçanta higjenike dhe mbathje një përdorimshe, nëse nuk ka në maternitet.

Një jastëk në formë trekëndëshi ( do të jetë i rehatshëm për dhënien e gjirit).

Gjërat kryesore për bebin varen nga materniteti ku do të lindësh. Pyet nëse materniteti siguron rroba dhe pelena për beben. Nëse po do t’ju duhen rrobat vetëm për daljen nga materniteti; në të kundërt merr me vete disa të brendshme, kostume gjumi, kapele, çorape, batanije dhe çarçafë.

Krem (i rekomanduar nga mjeku ose mamia) për parandalimin e trajtimit të kokave të çara të gjoksit për shkak të gjidhënies.

Zgjidh forma dhe kostume që i vishen lehtë bebit, me hapje të rehatshme për kokën e bebes.

Një çantë robash (për të palarat)

Telefonin celular dhe karrikuesin

Rroba të rehatshme dhe këpucë të sheshta për daljen nga materniteti.

Kartën tënde të identitetit (të duhet për cdo lloj dokumentacioni që të deklaroni lindjen e fëmijës dhe mund t’ia japësh partnerit tënd ditën tjetër).

Një libër apo çfarëdo që do të të  ndihmojë të relaksohesh gjatë orëve që nuk do të jesh me beben.

Produkte kozmetike