Momenti më i bukur i të gjitha nënave të ardhshme është kur paraqiten 2 vija ose shenja “+” në testin e shtatzënisë duke marrë lajmin e bukur se ato do të bëhen nëna.
Megjithatë mjekët paralajmërojnë se ka shumë gjëra që duhet të merren parasysh dhe të cilat meritojnë vëmendje më të madhe përpara se të ngeleni shtatzënë.
Këshillat vijuese do të ju ndihmojnë për të bërë më tepër kujdes në këtë aspekt.
1. Caktoni kontrolle tek gjinekologu para se të vendosni të mbeteni shtatzënë. Fetusi duhet të zhvillohet në “ambient” të shëndoshë. Specialisti do të bëjë testet e nevojshme mbi infeksionet e mundshme ose STD (sëmundje seksualisht të transmetuar) të cilat mund të shkaktojnë dëme të fetusit. Në disa raste, bëhen edhe hulumtime gjenetike për sëmundje të transmetuara gjenetikisht.
2. Pesha normale. Pesha trupore është faktorë i rëndësishëm i cili ndikon tek fetusi. Pesha normale do të ju ndihmojë që shtatzënia dhe lindja të kalojë më lehtë por edhe do të zvogëlojë rrezikun nga presioni i lartë i gjakut dhe diabeti.
3. Marrja e ilaçeve. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, dhe/ose merrni ilaçe, shkoni në konsultim tek mjeku i cili ju ka dhënë recetat. Disa prej tyre janë të sigurta dhe mund të merren edhe gjatë kohës së shtatzënisë, por disa mund të jenë të rrezikshme.
– Caktoni takime tek stomatologu.
– Ndërprisni alkoolin dhe duhanin.
– Mendoni për financat, pasi po vjen një pjesëtar me shumë shpenzime.
– Konsumoni sa më shumë acidi folik (vitamina B9).
– Kini kujdes në vitaminën A. Mos e teproni.