Çka po e shkakton dhe si duhet trajtuar diabeti
Ariana Ismaili
Kryesisht nga mungesa e insulinës paraqitet sëmundja e diabetit, ndërsa trajtimi i sëmundjes së diabetit varet nga tre faktorë kryesorë, siç janë: dieta, insulina dhe aktiviteti fizik i pacientit dhe nëse njëri prej tyre anashkalohet, atëherë mundësia e komplikimeve diabetike rritet.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i repartit për diabet në klinikën e endokrinologjisë në Q.K.U.K, dr. Bardhyl Gashi.
“Kosova ka rreth 13 mijë raste, që aktualisht përdorin insulin dhe terapi perurale”, ka deklaruar dr. Bardhyl Gashi.
Poashtu ai ka treguar edhe arsyet e përhapjes së diabetit në vendin tonë, shkruan Gazeta Shneta.
“Diabeti kohët e fundit ka shënuar rritje, shkaku i mënyrës së jetesës dhe të ushqyerit jo të shëndetshëm”, ka thënë Gashi. Ai nuk përjashton edhe faktorin gjenetik, i cili ka shumë ndikim.
“Kemi tipin 1 të diabetit, i cili atakon fëmijët shkaku i mungesës së insulinës, ndërsa tipi 2 shfaqet tek personat mbi 30 vjeç, nga mosaktiviteti fizik dhe sheqerit në ushqim”, ka deklaruar mjeku.
Sipas tij, mbipesha dhe diabeti janë shumë afër me njëra-tjetrën, andaj për t’u vetëdijësuar më shumë rreth rrezikut nga kjo sëmundje, klinika e endokrinologjisë ka një dhomë për edukimin e pacientëve.
“Në kuadër të repartit, ne mbajmë edhe ligjërata të hënave, në dhomën e edukimit të pacientëve, rreth mënyrës së jetesës së shëndetshme dhe vet sëmundjes së diabetit”, ka shtuar Gashi. E këto komplikime ndodhin kur pacientët nuk kujdesen mjaftueshëm nga ana e tyre, gjë e cila është e domosdoshme.
“Trajtimi i diabetit nuk varet vetëm nga terapia këtu, sepse përbëhet nga tri shtylla, që janë: dieta, marrja e rregullt e insulinës dhe aktiviteti fizik”, ka thënë mjeku.
Në klinikën e endokrinologjisë, doktori deklaron se nuk ka aspak mungesë insuline, përveç disa barnave të caktuara të cilat pacientët duhet t’i sigurojnë./GazetaShneta/