Tre shkencëtarë nga Britania e Madhe e kanë fituar një çmim prestigjioz në vlerë prej 1 milion euro, për studimin e qendrës shpërblyese të trurit.
Puna e tyre shpjegon se çfarë i shtynë sjelljet e zakonshme të njerëzve, transmeton Express.
Shpërblimi është i nevojshëm për të na mbajtur të gjallë, por po ashtu mund të dalë jashtë kontrollit duke çuar në varësi ndaj drogës dhe kumarës.
Wolfram Schultz, Peter Dayan dhe Ray Dolan thanë se fitimi i çmimit “The Brain Prize” – i cili është më i madhi në fushën e neuro-shkencës – është nder i madh për ta.
Shpërblimi
Ne i kalojmë jetët tona duke marrë vendime vazhdimisht – a duhet të ha në atë restorant, ku duhet të shkoj në pushime, a duhet të aplikoj për një punë të re, a duhet të vazhdoj ta lexoj këtë storie apo të vazhdoj tutje?
Njëri nga fituesit, profesori Peter Dayan nga UCL, ka thënë për BBC: Shpërblimi është tamam mënyra se si ne e zgjedhim vendimin më të përputhur për ato zgjidhje.
Ndërkohë, profesori Wolfram Schlz nga Universiteti i Cambridge, ka thënë: Kjo na bën të vihemi pas më shumë shpërblimeve dhe individët që marrin më shumë shpërblime kanë mundësi më të mëdha për të mbijetuar.