20, 30, 40, e diku deri në 50 % dallon çmimi i të njëjtit produkt medicinal që shitet në barnatore të ndryshme.
Kështu ka klientë që kalojnë kilometra për të arritur deri te barnatorja më e lirë.
Shumica e pronarëve të pyetur nga Klan Kosova për këtë diferencë çmimesh nuk kanë pranuar të flasin, derisa organet përkatëse kanë thënë se mungon një udhëzim administrativ që do të rregullonte këtë çështje.
Derisa të ndodhë kjo, farmacistët do t’i vendosin çmimet varësisht nga interesat e tyre.