Një video ku shihet një fëmijë duke u goditur me shuplakë nga edukatorja në kopshtin ‘Cambridge Kids’ në Prishtinë ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.
Videon e publikoi vet nëna e fëmijës ku tregoi se vogëlushi ishte rrahur nga edukatorja pasi nuk dëshironte të ulej në karrocë, shkruan Gazeta Shneta.
Rastin ajo e kishte lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe zëdhënësja Flora Ahmeti e cila ka treguar se është inciuar rast i keqtrajtimit të fëmijës.
Sipas komenteve në rrjetet sociale çmimi mujor për kujdesin e një fëmije në këtë kopsht kushton rreth 250 euro, që është rreth tre fish më shumë sesa në kopshtet publike në Prishtinë.
Kjo gjë ka shkaktuar edhe pakënaqësitë më të mëdha të prindërve të cilët paguajnë shuma të majme për fëmijët e tyre në kopshte, dhe përfundojnë me situata të tilla ku rrahën nga edukatoret. /Gazeta Shneta/