Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) është një gjendje, e cila rezulton në rritjen e shanseve për të dëmtuar zemrën e njeriut.
Në qoftë se, hipertensioni nuk monitorohet, atëherë rrit rrezikun për goditje në zemër shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Fatmirësisht, egzistojnë disa nga sugjerime që mund t’ju ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, si:
-Ecja apo ndonjë aktivitet tjetër fizik
Ushtrimet janë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ulur hipertensionin.Ushtrimet e rregultla ndihmojnë që zemra të bëhet më e fortë dhe efikase në pompimin e gjakut.
-Pini më pak alkool
Pirja e alkoolit mund të rrit presionin e gjakut.Disa hulumtime kanë sugjeruar se sasitë e moderuara të alkoolit mund të mbrojnë zemrën e njeriut.
-Hani çokolladë të zezë
Çokollada e zezë është e pasur me flavonoide, të cilat kanë përbërje bimore që shkakton zgjerimin e enëve të gjakut.
-Konsumoni manaferra
Manaferrat janë të mbushura me polifenole, përbërje natyrore bimore që janë të mira për zemrën tuaj.Ato mund të zvogëlojnë rrezikun e zemrës dhe diabetit, si dhe përmirësojnë presionin e gjakut./Gazeta Shneta/