Amerikanët po mbajnë barrën e pandemisë globale të koronavirusit aktualisht, tha Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Sëmundja ishte “shumë aktive” në Amerikën Qendrore dhe të Jugut, tha eksperti i lartë i urgjencës së OBSH-së, Mike Ryan, duke nxjerrë në pah problemet në Brazil dhe Meksikë shkruan Reuters.
Situata e tanishme në Brazil, tani një nga pikat globale më të nxehta për virusin, ishte një shqetësim në rritje sidomos në qytetet me popullsi të madhe, tha ai në një konferencë për shtyp.
Brazili është vendi i dytë më i goditur në botë, me më shumë se 800,000 raste dhe 41,000 vdekje, sipas një raporti të Reuters përcjell Gazeta Shneta.
Të dy vendet mbeten pas Shteteve të Bashkuara, vendi më i goditur, i cili ka pasur më shumë se 2 milion raste dhe gati 114,000 vdekje.
Është e mundur që sëmundja po përhapet përsëri pasi disa nga masat u lehtësuan dhe njerëzit filluan të takoheshin përsëri, veçanërisht me rastet kur kishte një testim joadekuat dhe distancimi shoqëror ishte i pamjaftueshëm.
Prapëseprapë, ai pranoi presionet ndaj vendeve për t’u rikthyer në normalalitet veçanërisht për të zvogëluar dëmin ekonomik që ka bërë kriza. /Gazeta Shneta/