Një grua e re dhe motra e saj, udhëtuan nëpër Evropë pikërisht kur pandemia e koronavirusit kishte marr pikun, duke vizituar Milano dhe Parisin para se të niseshin për në Londër.
Kur gruaja u largua nga Londra më 1 mars, ajo kishte një dhimbje të fytit dhe kollë ndërsa hipi në një fluturim për në Vietnam, por askush nuk e vuri re këto simptoma shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Në kohën kur ajo zbriti nga fluturimi në Hanoi 10 orë më vonë, 15 njerëz të tjerë që kishin qenë në aeroplan me të ishin infektuar, raportuan studiuesit gjatë ditës së premte.
Kjo histori është një nga dy të botuarat që demonstrojnë se si koronavirusi mund të përhapet në fluturimet e linjave ajrore, dhe duke sugjeruar që thjesht largimi i njerëzve me një distancë të vogël (përmes karrigeve), nuk do t’i mbrojë plotësisht ata.
Në një incident tjetër, pasagjerët në një fluturim nga Boston për në Hong Kong duket se kanë infektuar dy stjuardesa.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Të dy rastet përfshinin fluturime të gjata qysh në fillim të pandemisë, përpara se linjat ajrore të fillonin të kërkonin maska për fytyrën.
Rruga më e mundshme e transmetimit të Covid-19, gjatë fluturimit është përmes aerosolit ose pikave, veçanërisht për personat e ulur më afër njëri tjetrit.
“Ne konkludojmë se rreziku për transmetimin në bord të SARS-CoV-2 gjatë fluturimeve të gjata është real dhe ka potencialin të shkaktojë grupe Covid me madhësi të konsiderueshme, madje edhe në klasë biznesi – si ambiente me rregullime të gjera të ulëseve përtej distancave të përcaktuara e të përdorura” shkroi Nguyen Cong Khanh, i Institutit Kombëtar të Higjienës dhe Epidemiologjisë në Hanoi dhe kolegët e tij.
“Për sa kohë që Covid-19 paraqet një kërcënim global pandemik në mungesë të një testimit të mirë të kujdesit, nevojiten masa më të mira për parandalimin e infeksionit në bord dhe procedurat e shqyrtimit të mbërritjes për ta bërë fluturimin të sigurt” – përfunduan ata./ Gazeta Shneta/