Sipas një studim i ri të kryer nga ‘University College London’, paralajmërojnë se pandemia mund të çojë në një valë të dëmtimit të trurit në pacientët e infektuar.
Ekspertët e këtij universiteti kanë kristalizuar shqetësimet se COVID-19 mund të shkaktojë komplikime neurologjike përfshirë goditje, dëmtim nervi dhe inflamacion potencialisht fatal të trurit – edhe nëse pacientët nuk shfaqin simptoma të rënda të frymëmarrjes të lidhura me sëmundjen shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
“Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesemi për këto ndërlikime te njerëzit që kanë pasur COVID-19”, tha autori i studimit Dr Michael Zandi në një deklaratë për shtyp.
Studimet vijuese do të jenë të nevojshme për të kuptuar pasojat e mundshme neurologjike afatgjata të pandemisë, thanë në përgjithësi autorët e studimit.
Studimi, i botuar në revistën ‘Brain’, përfshin ekzaminimin e 43 pacientë të trajtuar në Spitalet Universitare të ‘London College’ për koronavirus të konfirmuar ose të dyshuar, nga periudha kohore prill deri në maj.
Rastet ndryshonin në moshë nga 16 në 85 vjeç dhe treguan një varg simptomash të buta deri te rënda.
Midis këtyre pacientëve, studiuesit gjetën 10 raste të “mosfunksionimit të përkohshëm të trurit” dhe delirium; 12 raste të inflamacionit të trurit; tetë raste të goditjeve; dhe tetë raste të dëmtimit nervor. /Gazeta Shneta/