Që nga koha kur Presidenti Donald Trump, informoi publikun e gjerë në lidhje me infektimin nga Covid-19, është duke u lavdëruar ‘një koktej eksperimental’ i antitrupave si një kurë për këtë sëmundje nga prodhuesi i barnave Regeneron Pharmaceuticals, Inc.
Qeveria federale madje ka dhënë më shumë se 500 milion dollarë për të shpejtuar procesin për të marr aprovimin e përdorimit të këtij bari tek popullata e gjerë dhe si pjesë e iniciativës ‘Operation Warp Speed’ për të lehtësuar çasjen drejt vaksinës dhe trajtimeve të tjera kundër Covidit, raporton The New York Times, transmeton Gazeta Shneta.
Trump, gjithashtu postoi një video tjetër në Twitter duke aluduar në suksesin e barit monoklonal Regeneron, duke u premtuar të moshuarve se do jenë në gjendje ta merrnin atë së shpejti falas.
REGN-COV2, është “një kombinim i dy antitrupave monoklonale (REGN10933 dhe REGN10987) dhe u krijua posaçërisht për të bllokuar infektivitetin e SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19”, sipas një deklarate të lëshuar nga Regeneron Pharmaceuticals, Inc. më 29 shtator.
Ndërsa hulumtimet klinike tek njerëzit janë ende në vazhdim, rezultatet paraprake tregojnë se trajtimi me këtë lloj bari ul “ngarkesën virale dhe sëmundjen simptomatike tek pacientët” të cilët nuk kishin tashmë antitrupa Covid-19, sipas një artikulli në revistën Science.
Për më tepër, provat nuk kanë dhënë ende ndonjë efekt të rreziqeve serioze shëndetësore, pavarësisht nga niveli i dozimit.
Presidentit Trump me rekomandime të ekspertëve, mori tetë miligramë bari REGN-COV2, e cila konsiderohet të jetë një dozë e lartë e administrimit të këtij barit./Gazeta Shneta/