Ndërsa pandemia vazhdon, një listë në rritje e ekspertëve kanë kërkuar që nivelet e vitaminës D të rriten për të luftuar sëmundjen infektuese Covid.
Shqetësimet për një gjendje të mbingarkuar, transmetimin më të lartë të virusit dhe pa dyshim një rritje të numrit të vdekjeve ka çuar në urdhra për miliona britanikë që periudhën festive ta kalojnë në shtëpi, shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Shkencëtari Dr. Gareth Davies po i kërkon qeverisë të zbatojë një taktikë shtesë në luftën kundër koronavirusit.
Aktualisht, Shërbimi Kombëtar Nacional (NHS), deklaroi se njësia ndërkombëtare 400 IU (10mcg) është marrja ditore e rekomanduar e vitaminës D midis muajit tetorit deri në mars.
Andaj, ekspertët po rekomandojnë që nivelet ditore të vitaminës D të rriten në 4.000 IU, ose të paktën 2.000 IU.
Në anën tjetër, Dr. Helga Rhein nga Skocia shpjegoi se:
“Çdo ditë do të hasnim pacientë me mungesë të rëndë të vitaminës D”, filloi ajo.
“Kur e korrigjuam atë, u habitëm kur gjetëm një gamë të gjerë ankesash të përmirësuara si: dhimbje të këmbëve, depresion, infeksione të traktit të sipërm të frymëmarrjes, simptoma të sindromit të zorrëve të irrituara dhe të tjera”.
“Më e habitshmja ishte përgjigja në pacientët me kancer, cilësia e jetës së të cilëve u përmirësua”.
Dhe në fund kemi disa përmbledhje nga ekspertët ku thuhet se:
– Nivelet më të larta të vitaminës D në gjak, shoqërohen me nivele më të ulëta të infeksionit SARS-CoV-2.
– Nivelet më të larta të vitaminës D, shoqërohen me rrezik më të ulët të një rasti të rëndë (shtrimi në spital, kujdesin kritik intensiv ose vdekja).
– Studimet e fundit, tregojnë se vitamina D mund të jetë një trajtim shumë efektiv. /Gazeta Shneta/