Rastet e COVID-19 kanë vazhduar të rriten “në mënyrë eksponenciale” midis fëmijëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhe tani përbëjnë gati 26 përqind të të gjitha rasteve të raportuara në mbarë vendin.
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), raportoi 225,978 raste të reja mes fëmijëve gjatë javës së kaluar, më pak se një javë më parë, kur AAP raportoi 243,373 raste të reja shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Numri javor i rasteve të raportuara gjatë ditës së djeshme tregon një rritje afërsisht 215 përqind të rasteve të COVID-it tek fëmijët që nga java e 22 deri në 29 korrik, kur AAP numëronte 71 mijë e 726 raste. /Gazeta Shneta/