Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës ka marrë vendim për mbylljen e tre çerdheve.
Ahmeti ka njoftuar se tre çerdhe janë urdhëruar të mbyllen dhe dezinfektohen, shkruan Gazeta Shneta.
Këshilla e kreut të Prishtinës është që virusi COVID-19 nuk duhet të shpërfillet dhe as të fshihet.
Njoftimi:
“Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.
Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.
Dy mësime shume të rëndësishme:
1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm
Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë. Kujtojmë se nga raporti i fundit nga IKSHPK, 10 raste në Prishtinë kanë dalë sonte të infektuar me koronavirus.”/Gazeta Shneta/