Edhe nëse nuk e kontrolloni vazhdimisht një ethe të shfaqur, tanimë në këtë kohë ju mund të keni ndaluar për të matur temperaturën tuaj në periudhën e pandemisë së koronavirusit.
Shumë vende e kanë miratuar këtë masë sigurie Covid si një mënyrë për të provuar të ndalojnë individët e sëmurë të hyjnë në një hapësirë publike dhe të infektojnë të tjerët, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për të kontrolluar këtë simptomë të zakonshme të koronavirusit – në varësi të mënyrës se si bëhet.
Ndërsa shumica e njerëzve kontrollohen duke matur temperaturën në ballin e tyre, sipas një studimi të fundit, ju në të vërtetë duhet të matni temperaturën në dy vende të ndryshme për të zbuluar më saktë prezencën e Covid-19.
Një studim i botuar më 28 dhjetor në ‘Fiziologjinë Eksperimental thotë se kur bëni matjet e temperaturës për Covid, duhet ta bëni në dy vende të ndryshme dhe ato janë në gishtin dhe syrin tuaj.
Arsyeja pse ju duhen këto dy matje është sepse duhet të matni temperaturën tuaj të thellë, bazike të trupit.
Sipas studiuesve, edhe një rritje prej 1 shkalle në temperaturën e thellë të trupit mund të “tregojë fillimin e etheve nga një infeksion viral”.
Kjo është arsyeja pse studiuesit rekomandojnë matjen e dy vendeve për vlerësimin më të saktë të temperaturës së thellë të trupit – një vend si pjesë qendrore e trupit dhe tjera si vend periferik.
Sipas studimit, arsyeja që syri favorizohet mbi ballë për temperaturën qendrore është sepse prodhon temperaturën më të lartë dhe e njëjta gjë vlen edhe për majat e gishtave për sa i përket temperaturës periferike.
Matja e temperaturës nga balli nuk është mënyra më e saktë e zbulimit të etheve.
Problemi me matjen e temperaturës vetëm përmes ballit është se mat vetëm temperaturën sipërfaqësore të dikujt.
Dhe kjo mund të “luhatet në mënyrë të pavarur” nga temperatura thelbësore e trupit, sipas studiuesve. /Gazeta Shneta/