Një studim i fundit pretendon se koronavirusi jo vetëm që mund t’ju rrëmbejë shijen dhe erën por mund t’i lërë burrat jopjellor dhe mund të transmetohet seksualisht.
Studimi i botuar muajin e kaluar në JAMA, zbuloi praninë e COVID-19 në 15% të mostrave të spermës të mbledhura, transmeton Gazeta Shneta.
“Duhet të theksohet se spermatozoidet kanë një aftësi të dukshme për të kryer infeksione virale nga mashkulli në traktin riprodhues femëror, siç ndodh gjatë transmetimit të virusit Zika”, tha studiuesi Dr. John Aitken.
Studimi zbuloi gjithashtu se COVID-19 në spermatozoidet njerëzore çon në një grumbullim të angiotensinës II, e cila është një hormon që rregullon funksionin e veshkave dhe presionin e gjakut.
Nivelet e rritura të kërij hormoni shkaktojnë një përgjigje imune kundër grimcave të virusit pushtues COVID-19 që rrit disponueshmërinë e specieve reaktive të oksigjenit që shkakton vdekjen e qelizave.
Ekspozimi i zgjatur ndaj niveleve të ngritura të angiotenstinës II mund të çojë në vdekjen e qelizave në spermatozoidë. /GazetaShneta/