Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se përpjekjet për të përmirësuar shëndetin e njeriut janë “dënuar” ose dështuar pa përpjekje për të luftuar ndryshimin e gjendjes klimatike.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara bëri gjithashtu thirrje për më shumë investime në shëndetin publik, shkruan DW përcjell Gazeta Shneta.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi këtë të shtunë se kriza e koronavirusit nuk do të jetë pandemia e fundit.
Në një video-mesazh, Tedros tha se të gjitha vendet duhet të investojnë në kapacitete të gatishmërisë për të parandaluar, zbuluar dhe zbutur emergjencat e të gjitha llojeve, sepse “historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit dhe epidemitë janë një fakt i jetës”. /Gazeta Shneta/