Vendet e infektimit të SARS-CoV-2 janë të njohura mirë në rrugët e frymëmarrjes dhe pjesë të tjera të trupit, por studimi i ri tregon se virusi gjithashtu infekton qelizat e gojës.
Gjetjet nga Dr. Ni Huang, Instituti Wellcome Sanger në Cambridge, Mbretëria e Bashkuar dhe Dr. Paola Perez, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) të botuar në revistën ‘Nature Medicine’ këtë të enjte, mund të ndihmojnë në shpjegimin e humbjes së shijes dhe nuhatjes, tharjës së gojës dhe lëndimeve në formë ulcerës që mund të përjetojnë disa pacientë, thonë autorët.
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që testimi i pështymës është gati po aq i saktë sa PCR – mostra e marr thellë në hundë në diagnostikimin e COVID-19, por pak dihej se nga vjen virusi në pështymë shkruan Medscape përcjell Gazeta Shneta.
“Kjo është me të vërtetë prova e parë e drejtpërdrejtë që kemi se SARS-CoV-2 jo vetëm që mund të infektojë dhe replikohet në qelizat e gojës, por lëngu i gjeneruar nga goja është gjithashtu infektues”, tha bashkëautor i studimit Dr. Blake Warner nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Stomatologjike dhe Kraniofaciale.
“Ky është mjedisi kryesor për një SARS-CoV-2“, tha ai.
Gjëndrat e pështymës nuk kanë aftësi vetëm në prodhimin e proteinave, por gjithashtu edhe në sekretimin e lëngjeve. Këto lëngje pastaj kanë aftësinë për të transferuar virusin tek njerëzit e tjerë, dhe të përhapin atë në pjesë të tjera të trupit. /Gazeta Shneta/