Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë ndër grupet e para që përjetojnë simptoma afatgjata të COVID-19.
Ata që kanë simptoma të qëndrueshme përballen me pengesa për kujdesin dhe ofrimin e shërbimeve spitalore, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se spitalet kanë përgjegjësinë të kujdesen për numrin në rritje të bartësve të gjatë COVID-19, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Politikat e vendit të punës duhet t’i lejojnë njerëzit të pushojnë për t’u rikuperuar nga simptomat afatgjata, shtojnë ekspertët.
Një numër në rritje i punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë po bashkohen me grupin e njerëzve që kanë zhvilluar simptoma afatgjate COVID-19 ose të ashtuquajturit “bartës të gjatë Covid”.
Simptomat e bartësve të gjatë janë ato që zgjasin për shumë muaj pasi një person është rikuperuar nga COVID-19.
Ekspertët thonë se sistemet spitalore kanë një detyrim moral të kujdesen për bartësit e gjatë COVID-19, duke përfshirë punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor të cilët kanë vënë jetën e tyre në rrezik gjatë pandemisë.
“Ata janë që kanë shpëtuar jetë”, thotë për Very Well, profesoreshë Natalie Lambert nga Universiteti Indiana.
“Dhe duke vepruar kështu, ata u ekspozuan. Kështu që për mua – shërbimi që ata po i japin botës dhe gjithashtu rrezikut që iu nënshtruan, nëse tani janë duke përjetuar këto ndikime shëndetësore afatgjata, ne duhet t’i mbështesim ata“.
Rreth 10% e njerëzve që kanë pasur COVID-19 zhvillojnë simptoma afatgjata, sipas një artikulli të fundit në JAMA.
Nga ana tjetër, spitali i përgjithshëm i Massachusetts/SHBA, raporton se 3 deri 4% të punonjësve të kujdesit shëndetësor pritet të kenë simptoma të zgjatura që mund të vazhdojnë për shumë muaj.
“Ka shumë infermiere që thonë se do të kthehen në punë”, thotë ajo. “Por ato ende kanë atë lodhje dërrmuese ose kanë një mjegull konfuzioni aq të tmerrshme të trurit ose vështirësi në përqendrim sa që janë të rënduara nga trajtimi i pacientëve” shtoi profesoreshë Lambert. /Gazeta Shneta/