Covid-19 ishte shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
CDC-ja zbuloi se niveli i vdekjeve në ShBA është rritur në 15.9% mes 2019 dhe 2020.
Të dhënat e mëparshme treguan se 10 shkaqet kryesore të viktimave në vitin 2020 ishin:
-Sëmundjet e zemrës,
-Kanceri,
-Covid-19,
-Goditjet në tru,
-Sëmundja kronike e frymëmarrjes,
-Sëmundja e Alzheimerit,
-Diabeti,
-Gripi dhe pneumonia,
-Sëmundja e veshkave,
“Covid-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në 2020, duke zëvendësuar vetëvrasjen si një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes”, shkruajnë studiuesit në raport.
Vetëvrasja më parë ishte shkaku i dhjetë kryesor i vdekjes./GazetaShneta/