Një çift i moshuar me koronavirus është ndihmuar nga spitali për t’i thënë lamtumirën e fundit njëri-tjetrit pasi gjendja e gruas u përkeqësua.
Gerry dhe Barbara Jarrett, nga Massachusetts, SHBA – ndodhen në pavijone të ndara në spital shkruan BBC përcjell Gazeta Shneta.
Vajza e tyre Chloe, e cila postoi një foto të një ribashkimi në Twitter, tha se nëna e saj “dukej se ishte në fund të rrugës”.
Ajo tha se prindërit e saj kishin kaluar kohë shtesë “të çmuar” së bashku falë përpjekjeve “të pabesueshme” të spitalit.
Zonja Keljarrett tha se babai i saj 79-vjeçar dhe nëna 76-vjeçe të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet, u pranuan në spital me Covid-19, dy javë më parë.
Të martën ajo postoi: “Në mes të një kulmi pandemie, stafi shëndetësor u sigurua që babai im të shihte mamanë time për aq kohë që ka të ngjarë të jetë hera e fundit”. /Gazeta Shneta/