Simptomat e reja të variantit të ri Covid duken shumë të ngjashme me llojin e mëparshëm, por një numër shenjash kryesore mund të injorohen lehtësisht.
Shkencëtarët tani kanë shpjeguar katër “ndryshimet e lëkurës për t’u parë” që mund të shkaktohen nga Covidi, duke përfshirë koshere, lezione dhe një skuqje të pazakontë të lëkurës shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Shkencëtarët i kanë kërkuar publikut që të mbetet vigjilent për çdo shenjë të koronavirusit, përfshirë këto katër ndryshime në lëkurë.
“Simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë ethet, një kollë e thatë dhe humbja e shijes dhe nuhatjes”, thanë Vassilios Vassiliou, pedagog i lartë klinik në Universitetin e Anglisë Lindore.
Ai shkroi një artikull për burimin The Conversation duke thënë se: “Shenja të tjera që shihen shpesh përfshijnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, bllokim të hundës dhe lodhje”.
“Një simptomë më pak e zakonshme janë skuqjet e formave të ndryshme. Këto kanë qenë më të ngadalta për t’u raportuar, pjesërisht për shkak të shumëllojshmërisë së gjerë që janë shfaqur tek pacientët me Covid-19, duke e bërë më sfiduese krijimin e një korrelacioni të qëndrueshëm“.
Skuqje e lëkurës si ‘tip i djegjes’ me një lloj flluskash të vogla, të kuqe që zakonisht zhvillohen kur jeni jashtëzakonisht të ftohtë dhe shfaqen kryeshit në këmbë ose gishta janë quajtur si ‘Gishta Covid’ në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo gjendje do të zhvillohen gjatë një periudhe prej dy javësh, paralajmëruan shkencëtarët, dhe ato gradualisht do të largohen.
Rreth 60 përqind e të gjithë pacientëve me Covid, që kanë raportuar simptoma të lëkurës, kanë zhvilluar skuqje të kësaj natyre.
Pasataj kemi simptomën e dytë të lëkurës, urtikarianë që janë shumë të zakonshme dhe janë të lidhura me kruarje të lëkurës, përfshirë ekzemën.
Pacientët e moshës së mesme me Covid kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë urtikarianë se kushdo tjetër, paralajmëruan studiuesit.
Ndërsa tek disa pacientë me koronavirus mund të zhvillohen qeska të mbushura me lëng nën lëkurë, të njohura si lezione vezikulare.
E në anën tjetër disa mund të zhvillojnë një skuqje makulopapulare që është raportuar në një numër pacientësh me Covid dhe karakterizohet nga zona të sheshta dhe të ngritura të lëkurës së ç’ngjyrosur. /Gazeta Shneta/