Koronavirusi Covid-19 është zbuluar edhe në spermën e meshkujve edhe pasi kanë filluar të shërohen nga sëmundja.
Kjo e dhënë tregon se virusi mund të transmetohet edhe përmes marrëdhënieve seksuale, por kjo gjë ende nuk është konstatuar, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Një ekip i hulumtuesve kinez në Shangqiu, kanë testuar 38 meshkuj pacientë të trajtuar nga pandemia në janar dhe shkurt. Rreth 16 prej tyre dolën pozitiv në analizat e virusit në spermë, thuhet në studimin e publikuar nga revistën JAMA Network Open.
Prej këtyre që dolën pozitiv, çereku i tyre ishin në fazën akute të infeksionit ndërsa rreth 9 për qind pothuajse të shëruar. /Gazeta Shneta/